16:12 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rashiq për rregulloren e BQK-së: Jemi në periudhë tranziconi

13:30 | 07/02/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rashiq për rregulloren e BQK-së: Jemi në periudhë tranziconi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

Ai tha se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka “përmendur se faza e tranzicionit mund të përfundojë në fund të shkurtit, por prapë nëse ka gatishmëri nga pala tjerë, sepse çdo afat që e cekim tani do të ishte i pasaktë”.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Vetë Kurti tha dje se e kupton që “një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, duke shtuar se një periudhë e tillë tranzicioni veçse ka nisur.

“Një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik”, tha Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij më 6 shkurt.

Serbët në Kosovë e kanë kundërshtuar rregulloren e BQK-së, pasi shteti serb u paguan atyre – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova.

Rashiq tha se kreu i BQK-së e ka njoftuar gjatë një takimi të mërkurën se banka kosovare do ta kontaktojë “qysh sot” Bankën Popullore të Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për transaksionet e parave në Kosovë dhe këmbimin e tyre në euro. Ai e përmendi këtë si opsion të parë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndërsa, si mundësi e dytë, tha ai, është që bankat që kanë degë në Kosovë dhe Serbi të mundësojnë shpërndarjen e transaksioneve në euro.

Rashiq përkujtoi se nga fundi i vitit të kaluar dihej se banka NLB Komercijalna, e cila ishte e vetmja e licencuar për të operuar me ditar në Kosovë, do t’i mbyllte degët e saj, dhe ngriti pyetje se pse asnjë institucion tjetër financiar nuk ishte i licencuar prej asaj kohe.

Banka Popullore e Serbisë ka thënë më parë se ndalimi i dinarit është “politik” dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë.

/REL

Etiketa: Dinari serbkosoveserbi
Pas

Apeli i Përgjithshëm lë në burg Dervish Hasin, i akuzuar për marrëdhënie me të miturën

Para

10 aksidente çdo ditë në 2024/ Shefi i Urgjencës: T’i kufizohet leja e drejtimit përdoruesëve të alkoolit dhe drogërave

Para
Aksidentet/ Në shtator u rritën me 4.5%, shoferët më problematikë 25-34 vjeç

10 aksidente çdo ditë në 2024/ Shefi i Urgjencës: T’i kufizohet leja e drejtimit përdoruesëve të alkoolit dhe drogërave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Sulmon Hamasi, vriten pesë punonjës të fondacionit amerikan të gazës

Prag lufte në rajon, SHBA largon personelin e ambasadës në Irak

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas vendimit të gjykatës: Shpifja e Bashës ndaj meje u hodh poshtë se s’më hoqi nga detyra!

“Qyteti do digjej me themel”, Trump aktivizon marinsat për të shtypur protestat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.