01:58 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rastësi,14 maji ditë e ‘përbashkët’ zgjedhjesh/ Berisha takohet me kryebashkiakun e Stambollit: Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në…

18:06 | 20/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rastësi,14 maji ditë e ‘përbashkët’ zgjedhjesh/ Berisha takohet me kryebashkiakun e Stambollit: Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në…

Takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll.

Kilic: “Duhet bashkëpunim midis opozitave demokratike të dy vendeve kundër regjimeve autokratike të tyre”.

Kryetari i PD, Sali Berisha u takua sot me Ali Kilic, kryebashkiak i Maltepesë në Stamboll, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor.

Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar  ka shprehur vlerësimin për z. Berisha dhe lidershipin e tij në kushte të vështira.

Kryetari i PD ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Z.Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për denimin e tij me burg. Berisha shtoi se opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD.

 

Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozites në Turqi dhe lufton për to, pavarësisht disavantazhit të vendeve në autoritarizëm. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.

 

Për rastësi, ashtu si në Shqipëri, edhe në Turqi do të zhvillohen zgjedhje më 14 maj dhe Berisha i tha mikut turk se do t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Turqi të votojë për opozitën demokratike të atjeshme.

Ai shtoi se bashkëpunimi Rama-Erdogan ngjet me të vasalit me Sulltanin dhe u shërben pushtetit të tyre, por ju dy vendeve dhe kombeve tona.

“Ditë bashkimi mes nesh dhe ditë fitoreje për t’i dhënë fund sundimit 20 vjeçar të Turqisë”, tha kryeatri i Maltepe.

 

Berisha, duke hequr paralele mes dy vendeve, tha se Shqipëria është gjithashtu në kushte të vështira politike dhe ekonomike, shto këtu edhe korrupsionin ndërkombëtar të shtyrë nga George Soros.

“Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, tha Berisha në mbyllje të takimit.

 

Ali Kiliç me profesion gazetar ka jetuar në Gjermani për shumë vite ku ka qenë gazetar i gazetës së madhe turke Milliyet, dhe ka mbuluar konfliktet në Rumani, Jugosllavi dhe Afganistan. Ai ka qenë për shumë vite kryetar i Federatës Europiane të Sindikatave Alevi. Aktualisht është koordinator i jashtëm i Partisë Popullore Republikane.

Pas

Shehi: Ka ardhur koha të rishikojmë të gjithë trukun, disa koncensione të mbyllen njëherë e mirë

Para

Vrasja e Aleks Nikajt/ Familjarët flasin ekskluzivisht për Fax News: SPAK të thërrasë Berishën dhe Ramën, të arrestohet “strumbullari”Andrea Prendi

Para
Vrasja e Aleks Nikajt/ Familjarët flasin ekskluzivisht për Fax News: SPAK të thërrasë Berishën dhe Ramën, të arrestohet “strumbullari”Andrea Prendi

Vrasja e Aleks Nikajt/ Familjarët flasin ekskluzivisht për Fax News: SPAK të thërrasë Berishën dhe Ramën, të arrestohet "strumbullari"Andrea Prendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.