Pak minuta më parë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.
Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter ndërsa lëkundjet janë ndier në të gjithë Shqipërinë e mesme: Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.
Epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Deri tani nuk ka asnjë informacion për dëme të shkaktuara si pasojë e këtyre lëkundjeve.
Rastësia e frikshme: Vlen të theksojmë se para dy vitesh më (21 shtator 2019) në të njëjtën orë (16:05) ka ndodhur lëkundja e fortë që frikësoi Shqipërinë e Mesme me një magnitudë rreth 4.9 e shkallës Rihter.
Kjo goditje u pasua me pas me lëkundjen tragjike të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.
Vijon…