Koronavirusi është rikthyer në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku kanë rezultuar pozitivë dy efektivë. Ata janë karantinuar në banesat e tyre, por mbetet e paqartë se si janë infektuar me Covid-19.
Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është infektuar edhe shefi i rendit në Komisariatin e Policisë së Librazhdit. Aktualisht janë 155 raste aktive në qarkun e Elbasanit, ku deri tani kanë humbur jetën 11 pacientë.
Kujtojmë se vijon të ketë shifra të larta në vendin tonë ku ditën e djeshme u raportuan 5 jetë të humbura dhe 154 raste të reja.(A.M/Faxweb.al)