Kosova akoma po përballet me raste të reja të shkaktuar nga Còvid-19. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Còvid-19 në Kosovë dhe vetëm dy persona të shëruar.
Ndërkohë numri total i të prekurve tani është 895, ndërsa 657 persona janë shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.
IKSHPK kërkon që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza e pándemisë.