Kosova ka regjistruar shifrën më alarmante të të infektuarve që prej nisjes së pandemisë. Nga 419 mostra të marra gjatë 24 orëve të fundit, rezultojnë pozitivë 241 raste me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë.
Me këto shifra, ka arritur në 6.286 numri total i rasteve pozitive me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 150, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.(A.M/Faxweb.al)