Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë që janë shënuar 80 raste të reja infektimesh, nga 79 që ishin zbuluar një ditë më parë, ku duket se shifrat e ditëve të fundit kanë qenë më të qendrueshme.
IKSHPK bën me dije se janë realizuar 566 testime, prej të cilave 80 persona kanë rezultuar pozitiv. Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, 32 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.
Discussion about this post