Kosova ka pasur sërish ulje të numrit të të ínfektuarve me korónavirus në krahasim me një ditë më parë. Në raportimin e ditës së sotëm konfirmohen 62 raste të reja me Cóvid-19, ndërsa dje u konfirmuan 69 të ínfektuar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32, komuna e Prizrenit 4, komuna e Rahovecit 4, komuna e Gjakovës 3, komuna e Gjilanit 3, komuna e Kamenicës 2, komuna Lipjanit 2, komuna e Mamushës 2, komuna e Vushtrrisë 2 dhe me nga 1 komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 61 pacíentë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i të shéruarve deri më sot ka arritur në 1.307 raste, ndërsa mbeten 1.143 të ínfektuar aktivë.
Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdékjes të cilët kanë pasur sémundje të tjera shoqëruese.(A.M/Faxweb.al)