Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit për çështjen e Ardit Gjoklajt – Edmond Kallari dhe Dëfrim Hakrama.
Famijarët e 17-vjeçarit që u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës në mëngjesin e 7 gushtit të vitit 2016 u shprehën të revoltuar pas vendimit dhe thanë se do të bëjnë vetgjyqësi për të vendosur drejtësi.
Pak minuta më parë Fax News bën me dije se Prokuroria ka kërkuar apelimin e vendimin për dy të ndaluarit. Në shkallën e parë, Prokuroria, dha shtatë vite burg për Edmond Kallarin.
(E.L./Faxweb)