Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.
Sipas njoftimit për media, në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.
“Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet në njoftim.
Ndërsa u. d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku njoftohet se ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe sipas njoftimit, çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.
Discussion about this post