Rikthehet Covid 19 në qytetin e Elbasanit. Rasti i fundit i takon një 73 vjecare banuese në Lagjen “Aqif Pasha”. Sipas burimeve zyrtare gruaja është infektuar në kryeqytet pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë marrë 10 tamponë dhe rezultoi pozitive vetëm 73 vjecarja, ndersa tre anëtarët e tjerë të familjes në testin e parë kanë rezultuar negativ. Pavarësisht thirrjes se autoriteteve për të shmangur grumbullimet dhe ceremonitë mortore mësohet se gruaja para disa ditësh ka marrë pjesë në várrimin e nënës se saj në Tiranë, nga ku mendohet se është infektuar.
Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, për pasojë është izoluar ne banesën e saj. Jo më larg se sot u krye dezifektimi i baneses dhe mjediseve të përbashkëta në pallat. Pas më shumë se nje muaj pa raste frika dhe paniku u rikthye në qytetin e Elbasanit. Pavarësisht se në rrugë i sheh të lëvizin pa maska qytetarët shprehen se kujdesi duhet të jetë maksimal.
Ndonëse bashki e gjelbër në Elbasan rezulton aktiv një rast ndërsa i dyti është prezent në Librazhd. Që nga nisja e pandemise numri i të infektuarve në qarkun e Elbasanit ka arritur në 22. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post