04:11 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rasti i saj preku opinionin publik, zyra e shtypit të Ramës: Po angazhohet personalisht kryeministri për ta dërguar 2-vjeçaren për mjekim të specializuar në Turqi

17:42 | 12/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rasti i saj preku opinionin publik, zyra e shtypit të Ramës: Po angazhohet personalisht kryeministri për ta dërguar 2-vjeçaren për mjekim të specializuar në Turqi

Dy ditë pas publikimit të rastit të vogëlushes 2-vjeçare Altea Jubi, e cila është djegur në 70% të trupit, vetë kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për ta dërguar atë për trajtim të specializuar në Turqi.

Sipas zyrës së kryeministrit, Rama ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të Alteas dhe është kujdesur personalisht për rastin e saj, që ajo të marrë mjekim më të specializuar.

Sakaq deputetja Ogerta Manastarliu, ka vizituar sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, vogëlushen Altea dhe ka parë nga afër situatën e saj.

Manastirlliu konfirmoi për mediat se është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.

 “Me porosi të Kryeministrit, i cili ndodhet jashtë vendit, unë jam këtu për të siguruar dërgimin për kurim të specializuar në një klinikë, e cila merret me trajtime të tilla në Turqi, për vajzën 2-vjeçare. Në fakt, ashtu siç referojnë edhe mjekët, gjendja është kritike. Nuk mund të jepen garanci. Por ajo çfarë ne sigurojmë është që do t’i jepet shërbimi më cilësor i mundshëm, pa humbur aspak kohë,”, është shprehur Manastirlliu.

Kujtojmë se vogëlushja para disa ditësh ka rënë në një tenxhere me qumësht të përvëluar dhe është djegur në një pjesë të madhe të trupit. Rastin e ka bërë publik motra e saj, e cila shkruante në portalin “JOQ” se gjendja e saj ishte kritike.

“Altea ka rënë në një tenxhere me qumësht të vluar. Mishi i saj është thuajse i pjekur. Nuk na lejojnë as ta çojmë jashtë shtetit sepse nuk dihet nëse mund të rezistojnë. Kemi gjetur një mundësi për ta çuar dhe me avion privat në Gjermani, me murgeshat, por nuk na japin mjekët siguri sepse ndodhet në gjendje kritike. Mjekët shqiptarë thonë që kostot e spitalit do i paguajë spitali, por i paguajmë ne. Blejmë ilaçe çdo ditë. Ajo ndodhet në repartin e djegieve plastike në Tiranë. Ka rënë me kurriz dhe është djegur e gjallë si jashtë dhe brenda. Djegia i ka prekur organet jetësore, veshkat më shumë. Edhe për të dalë jashtë del me tuba. Ne duam që kush ka mundësi, të na ndihmojë me ilaçet këtu në Shqipëri, me lekë apo me çfarë të mundet. Jemi me të vërtetë në hall të madh dhe kemi nevojë për ndihmë”,shprehej motra e Alteas. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: altea jubiedi rama
Pas

Rama s’e ka problem, pas denoncimeve anonime publikon 30 emra gjyqtarësh dhe prokurorësh si të paaftë

Para

Samitin e Triestes, Merkel përgëzon Ramën: Shqipëria ka bërë progres

Para
Samitin e Triestes, Merkel përgëzon Ramën: Shqipëria ka bërë progres

Samitin e Triestes, Merkel përgëzon Ramën: Shqipëria ka bërë progres

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.