Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për arrestimin e Rexhep Rrajës djalit të deputet socialist, ku sipas opozitës ishtë një arrestim fasadë.
Në një postim në Twitter Rama shkruan se e kanë kthyer vajzën në një mish për topat e dëshpërimit opozitar.
“Arrestim fasadë”!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë”.
Discussion about this post