Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një komunikim me mediat ka sqaruar pozicionin e tij në rastin e Liridon Pulaj, drejtor i Kadastrës Durrës, i arrestuar së fundmi për një rast të supozuar korrupsioni me disa toka në Gjirin e Lalëzit.
Ai e ka cilësuar arrestimin dhe mbajtjen e tij në burg me vendim gjykate si heqje të padrejtë të lirisë së një funksionari i cili më parë ishte shantazhuar nga bandat e krimit për të lënë detyrën.
Gjithashtu Braçe u është drejtuar dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kanë shigjetuar praninë e tij në seancën e djeshme gjyqësore duke deklaruar se ai gjithçka që njerëzit e botës së krimit kanë komunikuar me personazhet e kësaj historie që flasin publikisht.
“Di gjithçka çfarë keni kominkuar me këta njerëz që flasin e flasin publikisht. Ju them atyre që e përdorin për propogandë politike se atë çfarë kam mësuar në këto 4 vite për drejtimin tuaj do ta zbardh në ditët në vijim”, tha Braçe.
Ai gjithashtu sqaroi dhe deklaratat e bëra nga opozita dje se Braçe ka lidhje gjaku me Liridon Pulën.
“Unë gruaja, ime, motra ime, familjet tona, krushqitë e tyre, në rreth të parë dhe të dy dhe në rreth në pafund nuk kam lidhje me drejtorin e Kadastrës. Talebani që artikuloi këtë dje do të vijë ta provojë në gjykatë këtë. Ky do të jetë fillimi për të, me këta talebanë politikë. Drejtorin e ASK-së në Durrës nuk e kam futur unë në sistem. E kam takuar vetëm dy herë gjatë jetës sime, në muajin maj dhe qershor. Kemi qenë bashkë em disa qytetarë dhe herën e dytë këtu në kryeministri. Kamerat e dy institucioneve mund ta dëshmojnë, kam folur vetëm njëherë javën e shkuar në telefon. Është gabimi i m që e kam njohur kaq vonë prokurorin Ndoji nuk kam pasur asnjë kontakt dje. Nuk e kam njohur”, tha ai
Discussion about this post