Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë llogaridhënies së qeverisë në Librazhd ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar.
Dhe në këtë inskenim janë të përfshireë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj., por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojne ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “forca e ligjit” për të mos vijuar punën që kemi nisur’’, është shprehur Xhafaj.
(E.K/FAXWEB.AL)