Gjykata e Hagës sot pritet të japë dënimin e fundit dhe të mbyllë një epokë të hetimit të krimeve të luftrave në ish Jugosllavi.
Se sa ia arriti dhe a i dënoi të gjithë përgjegjësit e krimeve ky tribunal, kjo mbetet për t’u vlerësuar.
Por i fundmi mes krimineleve që dëgjon verdiktin, sot është kasapi i Bosnjes, ish gjenerali serb Ratko Mlladic.
Për vite me radhë Mlladiç dhe persona të tjerë që dyshohen sit ë përfshirë i refuzuan akuzat për gjenocid.
Vetëm përmes një video të publikuar në vitin 2005 ku tregohet ekzekutimi i gjashtë muslimanëve të rinj boshnjakë jashtë Srebrenicës, dyshimet filluan të zbehet.
Mlladiç shkoi në arrati, duke shmangur kapjen dhe duke jetuar nën mbrojtje për 16 vjet. Familja e tij u përpoq ta shpallte atë të vdekur, duke pretenduar se ata nuk kishin parë ose dëgjuar prej tij me vite.
Brukseli këmbënguli që Serbia ta dorëzonte atë nëse donin kandidaturën për BE-në dhe presioni përfundimisht u pagua.
(E.K/Faxweb)