15:26 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ratkoceri për 30 qershorin: S’ka vjedhje vote, koalicioni i Ramës përgatitje për zgjedhje të parakohshme ose marrëveshje…

00:46 | 04/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ratkoceri për 30 qershorin: S’ka vjedhje vote, koalicioni i Ramës përgatitje për zgjedhje të parakohshme ose marrëveshje…

Për të rrëfyer atë që ka mbetur nga Aleanca Kuqezi e 2012-tës, perjudhë në të cilën trondiste qeverinë dhe gjithë bulevardet e Shqipërisë, ashtu sikurse shprehet moderatori Rezear Xhaxhiu, por edhe premisat e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, e ftuar në “Natë me Xhaxhiun” mbrëmjen e sotme ka qenë Lumturi Ratkoceri kryetarja aktuale e kësaj partie politike.

Duke na konfirmuar regjistrimin e Aleancës Kuqezi në zgjedhje, zonja Ratkoceri nuk nguron të na rrëfej lëvizjet e fundit të kësaj partie.

“Do të marrim pjesë në zgjedhje, kemi formuar një koalicion prej 7 partish të quajtur  “Shpresa për ndryshim”. Koalicioni është jashtë koalicionit opozitar. Pjesë e tij janë parti të djathta, parti të cilat gjithmon kanë luftuar për të patur një vend, që gjithmon kanë qenë në opozitë. Ideja është që më vonë të krijohet një pol i tretë i cili do të ndihmoj do të tregojë një vision, një shpresë tjetër për shqiptarët.”

Në lidhje me partitë politike që janë pjesë e këtij koalicioni, Ratkoceri shprehet se ato janë: “ Balli Kombëtar,  Ora e zotit Zef Shtjefkli, është Partia Demokracia e Re, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia e Çamëve e zotit Dajakaj dhe Partia e Emigrantëve, parti të tilla të vogla, të cilat për fatin e tyre të mirë kanë sot deputet, ku kryetarët e tyre janë deputet në parlamentin aktual.”

Në vijimsi të debatit për çështjen e të ashtuquajturit parlament fasadë zonja Ratkoceri, nuk i ka përmbajtur kritikat e saj ndaj zotit Basha duke e cilësuar të padrejtë etiketimin e deputetëve të rinjë si “fasadë”, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve, sikurse shprehet ajo, ata kanë dhënë kontributin e tyre duke mbledhur vota për Partinë Demokratike.

Ajo ndër të tjera shton se: “Jam kurjoze ta di pse cilësohet i tillë, një parlament fasadë, ndërkohë që listat janë bërë nga vetë zoti Basha. Ku është fasada në këtë mes? Nëse zoti Basha i ka vënë ata për fasadë ky është problem i Bashës në këtë mes. Por nuk mund të quhen këta njerëz të cilët kanë dhënë kontributin dhe votat për PD-në si fasadë. Në 2017 Basha ua mori votat këtyre partive politike, i futi në siglën e tij, ndërsa tani që largohet këto qenkan fasadë për të…”

E pyetur për mospraninë e Aleancës Kuqezi në koalicionin e madh opozitar, Ratkoceri shprehet se çështja nuk ka qenë as se Aleanca kërkoi dhe nuk i pranuan  dhe as se PD-ja i ftoi dhe Aleanca nuk deshi të bëhej pjesë. Sipas saj arsyeja është mungesa e një strategjie apo vizioni të duhur nga ana e Partisë Demokratike, e cila me veprimet apo mosveprimet e saj i ka zgjatur pushtetin Ramës.

“As njëra as tjetra. Unë zotit Basha ja kam bërë të qartë që vjet kur e pashë mënyrën se si drejtonte Partinë Demokratike, si në mbledhje dhe në veçanti që Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bashkëpunojë me një parti e cila nuk ka absolutisht asnjë vision, por që përpiqet vetëm të reagojë dhe të mos ndërmarri aksione.

I kam thënë: “Kur ju nuk arrini të më bindni mua për strategjinë tuaj, si kërkoni që unë t’ju kërkojë mbështetësve tanë që të mbështesin Partinë Demokratike? Me aksionet ose jo aksionet tuaja ju keni bërë që Ramës t’i zgjatet jeta.” Kjo është arsyeja, në këtë kohë unë kam bërë edhe një deklaratë publike për këtë arsye. Unë mendoj që ka ardhur koha që këto forca që kanë drejtuar 30 vjetë vendin, nuk mundet më të mbyllin sytë për të patur një vend në parlament. Ose duhet që ne të reagojmë ose ndryshe për ne ka për të qenë vonë.”

E pyetur se nëse për deklaratat e saj, Ratkoceri është nën influencën e zotit Spahiu pasi që opinion është i ngjashëm, kryetarja e Aleancës përgjigjet: “Spahiu është themeluesi dhe përkrahësi i Aleancës KuqeZi, por asnjëherë vijën politike të partisë nuk e ka bërë vetë. Vijën politike të partisë ka qenë një grup në të cilin unë kam bërë pjesë dhe që ne kemi besuar. Dhe është një vijë e cila nuk është se u krijua dhe ndryshoi, por që ka qenë gjithmonë konseguente. Kjo është dhe arsyeja e ekzistencës së Aleancës Kuqezi…. Kreshnik Spahiu është tërhequr përgjithmon nga jeta politike, mirëpo ai vazhdon të jetë ende një figurë kryesore e Aleancës Kuq e Zi i cili ka dhënë një kontribut të madh për këtë parti politike.”

Për të folur në lidhje me fuqinë reale të Aleancës Kuqezi këtë prag zgjedhjesh, në lidhje me anëtarët, degët, nëndegët dhe zgjedhësit, pavarësisht se është konshiente që fuqia e saj nuk krahasohet me 2013 dhe nuk mund të konkurojë në të gjithë Shqipërinë, Ratkoceri shprehet se: “Për të qenë të sinqertë 2019 nuk krahasohet me 2013, por e rëndësishme është se, pavarësisht faktit se ne vendosëm të regjistroheshim shumë vonë në zgjedhje pas ftesës që bënë ndërkombëtarët dhe ambasada amerikane, është një perjudhë e cila do të provojë se pavarësisht një kohe shumë të shkurtër elektorati që deri tani ishte i fjetur ose i zhgënjyer dhe i lodhur ka filluar të ngjallet. Vetëm nga fakti që ne hymë në zgjedhje, kanë filluar telefonatat e aktivistëve dhe të simpatizantëve tanë.”

Ajo pafrikë thotë me bindje se do dalin me sukses duke nënkuptuar se vetë lufta politike e momentit jep hapsira. “Lufta e tanishme politike është si një luftë Davidi kundër Goliatit. Duhet të jesh thjesht naiv nëse nuk kupton që  PD, PS dhe LSI me natyrën e tyre kanë vjedhur dhe të manipuluar votat e shqiptarëve.”

Në lidhje me faktin se kush do ta udhëheqi  fushatën e Aleancës dhe si ka ndërmend kjo parti politike të ruajë votat e saj, Ratkoceri thotë se fushata do të udhëhiqet nga vetë ajo ndërsa shton se Rama nuk ka ndonjë interest ë madhë për të vjedhur vota sidomos pas një koalicioni me parti të tjera. Ajo ndër të tjera shprehet se:

“Fushata do të drejtohet nga unë po nuk do të jem e vetmja është edhe një ekip që më ndihmon. Nuk po flasim për çuplina, por zonja dhe zotërinj që bëjnë pjesë në grupin e AAK-së për të bërë një fushat dinjitoze…. Me situatën që është krijuar tani unë mendoj se Rama nuk ka interes të vjedh  votën. Duke qenë se ai bëri koalicion ose është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme ose për marrëveshje me PD-në sepse PD-ja e ka një koalicion. Ky normalisht mbetët në kuadër të opinionit tim, pastaj koha do ta tregojë.”

E pyetur në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Partinë Demokratike në të ardhmen, Ratkoceri shprehet se: “Që të ketë një bashkëpunim duhet që PD-ja të paraqes disa vlera dhe një far integriteti. Kurrë nuk thuhet kurrë në politik, por koalicioni do të jetë me disa kushte. Koalicione në një situatë zgjedhore nuk janë afatgjata. Ato nuk tregojnë integritet, por thjesht i  zgjasin jetëgjatësinë një pushteti politike të dështuar. Unë jam e hapur në koalicion jo vetëm me PD, PS apo LSI.”

E ‘thumbuar’, nga gazetari Rezar Xhaxhiu për emrin e saj që ka Lumturi Ratkoceri, ajo thotë se: “Nuk kam dalë për të kënaqur shqiptarët, kam dalë për të punuar në të mirë të shqiptarëve me ndershmëri dhe intergritet.”

Ndërsa në lidhje me vështirësit që mund të ketë hasur në një shoqëri të tillë maskiliste për të drejtuar partinë e saj, Ratkoceri tregon se: “Unë jam rritur në kohën e komunizmit një perjudhë, ku respektohej barazia kështu që skam pasur asnjë problem me këtë pjesë. Sado maçista të jenë burrat ata din ta respektojnë një person me dinjitet dhe integritet. Unë mendoj se njeriu e gjen rrugën, di si të imponohet.”

Ajo shprehet se pika e saj e fortë si femër në politikë është ndershmëria dhe intergriteti, ndërsa nuk heziton të thotë se modeli i saj politik në politikën ndërkombëtare është Angela Merkel, një grua e fortë dhe dinjitoze, ndërsa në politikën e brendshme është  Arta Dade, një figurë serioze e përkushtuar.

(B.L/FAXWEB.AL)

Pas

Nëse nuk e konsumoni dot kafen në mëngjes, ja çfarë duhet të pini për të pasur të njëjtin efekt

Para

Trafikuan 1.2 ton kanabis me vlerë 44 milion paund, arrestohen 4 shqiptarët. Nuk do ta besoni se ku i kishin fshehur (Foto&Video)

Para
Trafikuan 1.2 ton kanabis me vlerë 44 milion paund, arrestohen 4 shqiptarët. Nuk do ta besoni se ku i kishin fshehur (Foto&Video)

Trafikuan 1.2 ton kanabis me vlerë 44 milion paund, arrestohen 4 shqiptarët. Nuk do ta besoni se ku i kishin fshehur (Foto&Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armët ukrainase po shfaqen në ekspozitën e madhe të mbrojtjes në Stamboll

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE, reagon Rama

Shiste online mallra kontrabandë:Në pranga 26-vjeçari

Presidenti Begaj në Berat: Kujtesa e Kuvendit të Sinjës na thërret për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Përmirësohet situata me zjarret në grykën e Paliskës, në terren ndërhyjnë helikopterët “Cougar”

Ukraina dhe Rusia pritet të nisin raundin e ri të bisedimeve sot në Turqi

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.