Pas tentativës për grusht shteti në Turqi, qeveria ka vijuar me arrestimet dhe shkarkimet nga puna. Mësohet së fundmi se janë shkarkuar 4,400 nënpunës civilë, mes tyre qindra akademikë.
Qeveria turke ka shkarkuar nga puna 4,400 nënpunës civilë duke shënuar kështu një raund të ri spastrimesh, spastrime të kritikuara nga aleatët perëndimore.
Në mesin e qindrave të shkarkuarve nga puna janë punonjës në Ministrinë e Arsimit, në xhandarmëri, në Ministrinë e Brendshme, atë të Sigurisë dhe atë të Punëve të Jashtme.
Shkarkimet e tyre erdhën pas bisedës telefonike që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Bisedë që demonstroi lidhjen e ngushtë mes Turqisë dhe SHBA-ve.
Zyra e Presidencës në Turqi bëri me dije se në bisedën e tyre telefonike, dy liderët u angazhuan për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e saj. Mësohet se Trump vlerësoi kontributin e Turqisë në luftimin e Shtetit Islamik. (XH.A/SHUPLAKA)