02:59 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raundi i 2 për presidencialet në Maqedoninë e Veriut, ja cilat janë qëndrimet e shqiptarëve

19:57 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidencialet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen 22% të votave, ja renditja e kandidatëve

Një ditë pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë fokusuar në gjah të votave të Blerim Rekës. Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski nga sot ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.

“Deklarata e mbrëmshme e Blerim Rekës më pëlqeu i cili tha se secili nga votuesit e tij janë individë me të drejtë të vendosin vetë dhe të votojnë siç duan ata. Mendoj që të gjithë ne duhet ta mbrojmë këtë qëndrim”– pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Opozita maqedonase gjithashtu synon votat e opozitës shqiptare. Sipas Igor Janushev, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen konceptit të Gordana Siljanovskës.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve duke mos i ndarë në asnjë bazë të mundshme. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, organizata, shoqata dhe persona fizik”– theksoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

BDI e cila u akuzua se ka bojkotuar procesin zgjedhor, nuk pranon një gjë të tillë. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Izet Mexhiti thotë se dallimin mes Pendarovskit dhe Siljanovskas e bëri BDI, duke garantuar se të njëjtën do ta bëj edhe ne raundin e dytë.

“BDI ka mbështetur Pendarovskin dhe pikërisht votat e BDI-së janë arsye pse Pendarovski përparon si kandidat në nivel republikan. Tashme është shumë e qartë se Aleanca dhe zoti Reka kanë dalë me kandidaturë në këtë zgjedhje vetëm për ta ndihmuar Siljanovskan dhe për ta ndihmuar VMRO-DPMNE-në të kthehet në skenë”- pohoi Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor, BDI.

Sipas Mexhitit, BDI nuk ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët, pasi sipas tij zgjedhjet presidenciale nuk janë relevante për të matur një gjë të tillë. Ai shton se në Dibër u dëshmua se cili opsion politik gëzon legjitimitetin e shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe kandidati Blerim Reka që në paraqitjen e para pas përfundimit të procesit zgjedhor qartësuan se nuk kanë për qëllim të orientojnë apo urdhërojnë trupin votues për kë të votojnë, duke mohuar çdo pazar të mundshëm me cilën do palë. /Alsat

Etiketa: maqedoni e veriutzgjedhjet presidenciale
Pas

Berisha publikon foton pikante të Ramës: Sezoni i ri 2019-20 shumë premtues

Para

Krijimi i “Bindjes Demokratike”, trondit analisti: Problemet e PD-së, të hershme. Vrasja e Azem Hajdarit histori të fortësh

Para
Krijimi i “Bindjes Demokratike”, trondit analisti: Problemet e PD-së, të hershme. Vrasja e Azem Hajdarit histori të fortësh

Krijimi i "Bindjes Demokratike", trondit analisti: Problemet e PD-së, të hershme. Vrasja e Azem Hajdarit histori të fortësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.