10:58 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen në Bruksel

10:33 | 25/06/2024
në Kosova, Politikë, Te Gjitha
0
Kurti e Vuçiç të enjten në Bruksel, Tahiri: Ja dy temat që do të trajtohen

Një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit të lartë politik zhvillohet të mërkurën (26.06) në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që synon normalizimin  e raporteve ndërmjet dy vendeve. BE ka bërë të ditur, se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Pas një periudhe të gjatë ngërçi dhe raporteve tejet të tensionuara Kosovë-Serbi, takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ndërmjetëson, shefi në largim i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari  po ashtu në largim i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Josep Borrell.

Ndërkohë sipas zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara. Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq, për herë të fundit janë takuar me 14 shtator të vitit 2023, ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Takimi i 26 qershorit të këtij viti, u dakordua pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit në dialog Mirosllav Lajçak. Ky i fundit pas vizitës në Kosovë tha se, “ne kemi një marrëveshje, që duhet të përshpejtojmë zbatimin e saj. Kjo ka qenë tema e parë që kemi diskutuar, dhe pika e dytë për Planin e BE-së për Rritje Ekonomike”.

Plani i BE-së parasheh ndarjen e një fondi prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të këtij rajoni. Sipas emisarit Miroslav Lajçak, si personi përgjegjës për të bërë vlerësimin për përparimin në dialog, “për të fituar qasje në këto fonde, Kosova dhe Serbia e kanë parakusht angazhimin konstruktiv në dialogun e Brukselit”.

Marrëveshja Kosovë-Serbi e obligueshme për të dyja palët

Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve e cila u arrit vitin e shkuar, nuk është nënshkruar nga palët, por zyrtarë të BE-së disa herë e kanë përsëritur se ligjërisht kjo marrëveshje është e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.

Sidoqoftë, takimi i ri Kosovë-Serbi i nivelit të lartë politik mbahet në kohën kur zyrtarëve evropianë iu skadon mandati, pasi një periudhe pesë vjeçare si ndërmjetës  në procesin e dialogut me synimin normalizimin e  marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të shërbejë në këtë post deri në vjeshtë. Ndërsa, së shpejti do të bëhet e ditur se kush do të jetë pasardhësi i Miroslav Lajcak si ndërmjetës i dialogut pasi Lajcak tanimë është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ndonëse ai do të veprojë si ndërmjetës në dialog derisa strukturat e BE-së të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Etiketa: albin kurtialeksader vucicbruksel
Pas

I orientonin pacientët te private, Prokuroria zbardh skemën abuzive të mjekëve

Para

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin! SPAK : Të mbetet në fuqi 2 vite burg

Para
Zbardhet kërkesa e Fredit Belerit për Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin në lidhje me betimin

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin! SPAK : Të mbetet në fuqi 2 vite burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë

Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte: Topi është në fushën e Putinit, trysnia është mbi të! Gabimi i presidentit rus…

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

Samiti në Tiranë/ “Bisedimet në Turqi, një propozim i mirë”, Kallas për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do paqe

Europa “zbret” në Tiranë, mikpritja e liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Këngë e valle në Sheshin Skënderbej, çfarë pritet nga mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.