19:30 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“RD” del kundra ish-kryeredaktorit Patozi: E turpshme, insinuatat e tij të pista dhe aspak të denja

13:49 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi-demokratëve: Mos u gënjeni kur miopë të PD thonë se do jemi ne qeveri me PS-në

Gazeta “Rilindja Demokratike” në një shkrim  të titulluar “Garancitë statutore e gara e barabartë nuk janë Pazar”,  ka dalë kundër  ish-kryeredaktorit të saj, Astrit Patozi.  Gazeta thekson në shkrimin  e saj se “insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë”. Më tej ajo shkruan se është e turpshme kur Patozi hedh në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme negociatat e Arben Ristanit. 

 

SHKRIMI I PLOTË NË RD:

Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë. Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.
Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Reagimi i Ristanit

Në përmbushje të detyrave të mia si sekretar i Përgjithshëm i PD dhe në interesin e saj më të mirë, kam bërë përpjekje që gara për kryetar të PD të ofrojë garanci statutore, gjithpërfshirje dhe të jetë një proces bashkimi për partinë ashtu sikurse një proces emancipimi për të gjithë shoqërinë!
Keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare konsiderohet si pazar. Pazari nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e moralit tim ashtu sikurse i kulturës politike të PD.

Reagimi i Patozit

Astrit Patozi u është përgjigjur kritikëve të tij, në veçanti edhe sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. Me një status në faqen e tij në Facebook, Patozi shkruan se i mirëkupton sharësit me dhe pa pagesë.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherë takuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagesë të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit. Mes jush, që e bëni vullnetarisht dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhembseni më shumë.
Suksese të gjithëve! (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Astrit Patozirdshkrim
Pas

Thatësira nga temperaturat e larta, bashkia Tiranë: U kapën 151 lidhje të paligjshme, u vendosën 28 gjoba

Para

68-vjeçari tentoi të hidhej nga kati i 6-të i pallatit në Pogradec, u parandalua nga policia

Para
68-vjeçari tentoi të hidhej nga kati i 6-të i pallatit në Pogradec, u parandalua nga policia

68-vjeçari tentoi të hidhej nga kati i 6-të i pallatit në Pogradec, u parandalua nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.