01:54 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“RD distancohet nga Frrokaj?” Bledi Kasmi: Ne jemi të parët që reaguam. PS skenar për marrjen e Bashkisë Lezhë

20:31 | 18/03/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“RD distancohet nga Frrokaj?” Bledi Kasmi: Ne jemi të parët që reaguam. PS skenar për marrjen e Bashkisë Lezhë

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi në një intervistë në Televizionin ‘Fax News’ u shpreh se, arrestimi i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është bërë me urdhër të Ramës për t’i hapur rrugë Pjerin Ndreut të kapë Bashkinë e Lezhës.

“Hapi i parë ka qenë ngritja e një hetimi, hapi i dytë arrestimi i Fran Frrokajt dhe hapi i tretë përgatitja e Pjerin Ndreut për kapjen e Bashkisë së Lezhës”, tha Kasmi.

Në lidhje me debatin mbi një shkrim në gazetën RD mbi një darkë mes Ramës dhe Frrokajt disa javë më parë, Kasmi sqaroi se shkrimi hedh dritë disa rrethana në komunikimin që Frrokaj ka patur me bashkëpunëtorë të tij.

Ata e kishin paralajmëruar Frrokajn që atëhere se pas darkave të tilla, Rama përgatit skenarë hakmarrjeje politike, duke e paralajmëruar që atëhere për pasojat që mund të kishte në të ardhmen. Termi “Darka e gabuar” është përmendur në atë kohë nga vetë Frrokaj, i cili shpresonte se qeveria do të ndihmonte Lezhën me projekte zhvillimi.

“Shkrimi ka pasur dy komponentë, e para ka qenë një kujtes për një darkë që ka ndodhur disa javë më parë ku ka qenë i pranishëmn edhe kryeministri edhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe të japë detaje në lidhje me reagimet disa prej personazheve të asaj darke, si dhe titulli që duhet të jëtë sa më intrigues për lexuesin. Titulli “darka e gabuar”, ose citati nuk i referohet gazetës, e ka përmendur vetë Fran Frrokaj në atë darkë tek mbështetësit e tij. Nuk ka patur të bëjë me një distancim, ne kemi reaguar të parët, pra nuk bëhet fjalë për distancim, por për sqarim të një momenti se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Kasmi u shpreh se nuk mund të flitet për besueshmëri të Prokurorisë në një kohë që arrestimin e Frrokajt e ka paralajmëruar Fatmir Xhafa duke folur në emër të Prokurorisë. “Në momentin kur Xhafa flet në emër të Prokurorisë, atëhere kë duhet të besojmë se është në krye të Prokurorisë, Fatmir Xhafën apo Arta Markun. Në rastin kur në emër të Prokurorisë dhe hetimeve deklaratat i bën Fatmir Xhafa, atëhere kush është Kryeprokuror Arta Marku apo Fatmir Xhafa?”, tha ai.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: bledi kasmiFran Frrokaj
Pas

Rezultati paraprak/ Vladimir Putin rizgjidhet sërish President, shënon 10% rritje nga zgjedhjet e parafundit

Para

Ilda Bejleri i kthehet ashpër Muç Nanos: Imagjino të kishte gjoks ky “polici” minifundit…

Para
Ilda Bejleri i kthehet ashpër Muç Nanos: Imagjino të kishte gjoks ky “polici” minifundit…

Ilda Bejleri i kthehet ashpër Muç Nanos: Imagjino të kishte gjoks ky “polici” minifundit...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.