10:29 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’RD’’: Kush është sekserja që organizoi takimin mes Lefter Maliqit dhe Blendi Klosit

13:30 | 01/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’RD’’: Kush është sekserja që organizoi takimin mes Lefter Maliqit dhe Blendi Klosit

Nga dje Lefter Maliqi deklaroi në një status të gjatë në rrjetet sociale se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Beratit.

I renditur i treti në listën e demokratëve Maliqi prej disa ditësh e kishte shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Dje ai nuk deklaroi vetëm tërheqjen po shkoi akoma më tej duke thënë se tani e tutje do të punojë për të bërë vota për kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste.

Mirëpo në një editorial të sajin Rilindja Demokratike shkruan se Maliqi kishte rënë dakord më parë, madje kishte dorëzuar dhe formularin e dekriminalizimit.

Në shkrimin e tyre thuhet se ka qenë kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Juliana Mema, e cila ka ndërmjetësuar një takim mes Lefter Maliqit dhe Blendi Klosit, kreut të listës së socialistëve në Berat.

SHKRIMI I PLOTË NË RD:

Përmes një statusi në Facebook, Lefter Maliqi pjesë e listës së PD në Berat ka njoftuar dje se nuk do të pranojë të kandidojë për PD. Vendimi i Maliqit vjen një ditë, pasi ai kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin në PD që të ishte pjesë e listës së PD në vendin e tretë.
Jo më larg se dy ditën më parë, Maliqi ka dorëzuar pranë PD formularin e dekriminalizimit dhe sot, një ditë pas dorëzimit të atij formulari në mënyrë të pabesë, Maliqi deklaroi edhe se do të bëhej me PS në fushatë. Pra, nga njëra anë është regjistruar në listën për deputet dhe menjëherë më pas ka deklaruar se do të mbështesë PS. Kjo është e padëgjuar në historinë e fundërrinave të politikës shqiptare. Eshtë një rekord më vete.
Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama. Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë.

Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD.

Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë për deputetë pa karakter.
Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit. Maliqi i konsideron votat e zonës ku kandidon sikur të jenë të tijat. Njerëzit për të konsiderohen si skllevër, të cilët i komandon ai vetë.
Disa pyetje përpara disa fakteve të reja për Maliqin. A përfitoi ai 300 mijë dollarët që të shesë votuesit në treg sikur të ishin skllevër?
A është kjo mënyra e reagimit të Maliqit si ajo e një tregtari skllevërish dhe jo njerëzve të lirë?
Maliqi duhet të dorëhiqet nga lista e PD dhe më pas, ai të mbajë qëndrimin që dëshiron në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo, Maliqi nuk e bëri një gjë të tillë, pasi nëse do ta bënte atëherë do t’i iknin 300 mijë dollarët dhe kjo është pjesë e pazarit me Klosin. (E.K/SHUPLAKA)

 

Juliana Mema dhe kryeministri Edi Rama gjate nje takimi ne Uren Vajgurore
Etiketa: blendi klosijuliana memalefter maliqi
Pas

Luan Rama komenton sondazhin dhe tregon 4 QARQET ku LSI garon ”kokë më kokë” me PS-në

Para

Përqafimi i madh për fushatë, Saimir Tahiri në krahët e Erion Veliajt (FOTO)

Para
Përqafimi i madh për fushatë, Saimir Tahiri në krahët e Erion Veliajt (FOTO)

Përqafimi i madh për fushatë, Saimir Tahiri në krahët e Erion Veliajt (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.