10:03 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

RD: Lëvizja e Bashës, vjen ”MAGA” (Make Albania Great Again)

15:03 | 27/02/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Tre mesazhet e forta të Lulzim Bashës sot në protestë: Kryeministria, zgjedhjet dhe qeveria teknike

Sipas një shkrimi të publikuar sot te ‘’Rilindja Demokratike’’në kampin e djathtë ka nisur një lëvizje e re. Kjo nismë e iniciuar nga Basha quhet “MAGA” (Make Albania Great Again), që rezulton të jetë një kopim i sloganit “Make America Great Again” që Donald Trump zgjodhi gjatë fushatës presidenciale.

Ndonëse ka shumë pak informacione për këtë lëvizje, RD-ja në artikullin e saj përmend vetëm qëllimin kryesor, atë të largimit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, për të cilën PD po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë.

Shpresat e demokratëve janë varur te disa kongresmenë dhe senatorë amerikanë, që sipas RD-së, do të lobojnë në Uashington që kërkesat e opozitës shqiptare të arrijnë në nivele të larta.

SHKRIMI I PLOTË TE RD: 

Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.
Deklarata janë bërë mbrëmë në Sheshin e Lirisë nga Kryetari i opozitës Basha, i cili ka shpallur edhe lëvizjen e re të opozitës në këtë betejë kundër organizatës kriminale në pushtet. Ajo do të njihet si MAGA (make Albania Great Again) një huazim i plotë i slloganit që çoi drejt fitores në zgjedhjet presidenaciale presidentin Trump, tashmë i njohur në të gjithë botën si Make America Great Again dhe me shkurtimin (MAGA).
MAGA kësaj radhe do të vijë në Shqipëri me të gjithë fuqinë e një lëvizje popullore për ndryshim. Mbështetja sa vjen dhe rritet për lëvizjen popullore të drejtuar nga opozita. Basha ka përshëndetur mbrëmë mbështetjen e të gjithë senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që do të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë në të gjitha institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara.
Mbështetja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë ka ardhur pas një sërë takimesh të zhvilluara me drejtues të opozitës. Kryetari i PR, Mediu u takua në Vienë dy ditë më parë me senatorët dhe kongresmenët. Përmes një statusi në Facebook, Mediu deklaron se “ata garantuan mbështetjen e lëvizjes popullore në Shqipëri për votën e lirë.
“Senati dhe Kongresi amerikan ka një interes për zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.
Gjatë takimit të punës me senatorët dhe kongresmenët amerikanë në Vjenë, ata garantuan mbështetje të lëvizjes për votën e lirë. Në këto takime ishim së bashku me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Avenir Peka.
Duke konsideruar lirinë si vlerën më të madhe të demokracisë, bazën e qeverisjes së drejtë #Zgjedhje të Lira dhe të ndershme dhe demokracinë funksionionale në luftë me #Trafikun e Drogës, kanabisit, #krimit të Organizuar ata shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të iniciuar nga Basha dhe opozita.
Senatoret Roger Ëicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump.
Ata theksuan se kemi mbështetur Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe sot kërkojmë që ajo të sillet si e tillë duke garantuar standardet demokratike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata u angazhuan se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri”, shkruan Mediu në Facebook. Mediu është shoqëruar në këto takime nga drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.
Mbështetja e shprehur nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë pritet që të konkretizohet gjata ditëve të ardhshme me qëndrime të qarta dhe të prera politike të Shteteve të Bashkuara. Zëri i tyre do të vijë duke u rritur, ndërsa lëvizja popullore do të marrë dimesione të reja gjatë ditëve të ardhshme.
Basha përgjatë tetë ditëve të protestës ka garantuar se lëvizja popullore që ka nisur më 18 shkurt ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian. “Mbështetja është garantuar edhe në Bruksel, Berlin e Londër”, u shpreh Mediu mbrëmë para mijëra mbështetësve në Sheshin e Lirisë.
Takimi i mbrëmshëm i Bashës dhe Mediut me protestuesit ishte mjaft entuziast. Protestuesit kanë shpërthyer në ovacione të zjarrta, ndërsa është shprehur mbështetja e plotë e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. Thirrjet fitore, fitore dhe poshtë qeveria janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit. Protesta vazhdon dhe çadra e qëndresës është kthyer në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve.

Etiketa: BashaMAGArd
Pas

Personazhet e njohur që iu bashkangjitën protestës së Bashës, cili i bashkohet sot në 18:00

Para

Fundi i ”telenovelës” maqedonase, Zaev i drejtohet Presidencës për të marrë mandatin

Para
Dështimi i Gruevskit, Zaev kërkon mandatin për formimin e qeverisë: Të jemi bashkë e jo të përçarë

Fundi i ''telenovelës'' maqedonase, Zaev i drejtohet Presidencës për të marrë mandatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.