13:35 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

14:53 | 02/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.

Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.

Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike.

Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi.

Pas

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

Para

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

Para
El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

 



Të Fundit

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

200 euro kundrejt shërbimeve seksuale/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 7 klientët shqiptarë

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.