08:04 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm”, Manjani shpërthen ndaj ministres Gjonaj

20:20 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm”, Manjani shpërthen ndaj ministres Gjonaj

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila deklaroi pak më parë se ekstradimi i Nezar Seitit, i njohur si financier I Habilajve, ishte kryer konform ligjit dhe se nëse diçka e tillë nuk ndodhte italianët do ta merrnin këtë si mungesë të vullnetit për të bashkëpunuar në luftën ndaj krimit.

Manjani thotë se ky reagim i ministres Gjonaj është skandaloz e I papërgjegjshëm pasi ajo mohon ligjet e shtetit shqipatr por edhe veten e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm.
————
Ministrja e Drejtësisë në një reagim të fundit të saj, ndër të tjera, thotë se “ …. ekstradimi duhej bërë sepse duhej treguar seriozitet para Italianëve…”

More janë në terezi këto apo jo?!

Po çfarë është kjo Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë apo zëdhënëse e qeverisë Italiane?!

Mirë që mohon ligjin Shqiptar, sipas të cilit askush që po hetohet nga drejtësia jonë nuk mund të ekstradohet, po mohon dhe veten e saj?!

Para dy ditësh njoftoi zyrtarisht se “nuk e dinte që i ekstraduari ishte nën hetim nga drejtësia jonë”. Mbi këtë njoftim iu përveshëm Prokurorisë dhe mirë bëmë. Por, sot kjo tregon se e paska ditur dhe se “është e bindur se ka bërë mirë që e ka ekstraduar”.

Çfarë bëhet kështu?! Me kë tallen këta?

Lere po ka gjetur kohë të merret dhe me politikë dhe me opozitën!!!

Ç’hyn opozita këtu?! Ç’i bëri opozita asaj që merr pjesë në një krim kundër drejtësisë së vendit të saj?!

Sinqerisht, nuk kisha ndërmend, për arësye etike, të merresha me një Ministër Drejtësie! Por rasti tejkalon çdo etikë.

Ka shkelur ligjin dhe rëndë madje! Ka kryer një ekstradim pa verifikuar asnjë të dhënë zyrtare dhe me pasojë të rëndë, për drejtësinë!

Do kishte qenë e udhës që kjo të pranohej dhe menjëherë të kërkonte Riekstradimin e personit!

Mbase kështu do ja kishte falur opinioni dhe drejtësia shqiptare!

Por kjo sjellje nuk shkon! Nuk pranohet kjo arrogancë!

Ende besoj se dikush brenda prokurorisë së shtetit do reagojë. Ndoshta edhe vetë Zonja Marku që duket se e kanë rrethuar me shërbëtorë të Rilindjes!

Nëse sheh përtej atij rrethimi, mbase vepron!

Nuk shkon më me ping-pong, as me arrogancë! Nuk shkon!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Mnjani-gjonaj
Pas

Krimi ndryshon kurs nga vrasjet e droga tek pasuria dhe vjedhjet e banesave (SHIFRAT)

Para

Bledi Strakosha: Kam qenë gati duke ndërruar jetë, moment i vështirë për prindërit e mi

Para
Bledi Strakosha: Kam qenë gati duke ndërruar jetë, moment i vështirë për prindërit e mi

Bledi Strakosha: Kam qenë gati duke ndërruar jetë, moment i vështirë për prindërit e mi

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.