Sot në rrjetet sociale u publikua një foto e artistit të njohur Robert Ndrenikës në të cilën ai shfaqet ulur në një karrige në ambientet e spitalit. Në pamje të parë në këtë foto artistit i lexohet lodhja dhe drobitja në fytyrë. Po kështu u bë i njohur edhe fakti se shfaqja ‘’Mendohu Xhakomino” do të shtyhej për shkak të problemeve shëndetësore të aktorit të madh.
Dhe menjëherë qarkulluan lajmet se kjo foto ishte e ditës së sotme, por e vërteta nuk rezulton kështu. Nga një vëzhgim i thjeshtë në GOOGLE, tregohet se kjo foto është bërë para dy vitesh, kur artisiti Ndrenika iu nënshtrua një operacioni në Qendrën Spitalore Universitare. Artisiti ka qenë në QSUT për kontroll dhe më pas për ndërhyrje, në vitin 2015 dhe ky imazh i përket kësaj periudhe. Ai i është i është nënshtruar tre by-passeve. Ndrenikës i është ofruar nga mjekët një karrige ku mund të shplodhej, teksa po përfundonte kontrollet. Ky operacion është pasqyruar edhe nga mediat atë periudhë.
Ditën e sotme edhe një pjesë e mirë e artistëve dhe gazetarëve kanë reaguarpër këtë situatë. Të gjithë janë indinjuar nga kjo foto e publikuar, madje duke marrë si të mirëqenë faktin që ajo është aktuale. Ata janë shprehur se artist i madh ka lindur në vendin e gabuar dhe se nuk e meriton këtë.
Reagimet:
Ervin Goci: “Tek portreti i Ndrenikës, solidaret shohin veten, dhe u vjen një mal keq… dhe mirë bëjnë…”
Julian Deda: “Profesor Robert Ndrenika, modest, me peshën e viteve mbi supe, duke pritur rradhën në ambjentet e spitalit të vendit te tij, i braktisur. P.s. Ky artist i madh ka lindur në vendin e gabuar”
Egla Bardhi: Kërkoj ndjesë publike qe emocinet me rrembyen dhe i dhash share nje fotoje te te madhit Ndrenika ne spitalet tona famekeqe. Ndjese, sepse aktori qe kam adhuruar duhet te mbetet madheshtor ne syte e mi dhe te gjitheve gjithmone. I madhi Ndrenika nuk e meriton. Por, nuk mund te le pa permendur se keta sherlatane qe kane vjedhur dhe masakruar kete sistem per nje shqetesim te vogel shendetesor marrin charter dhe mjekohen ne spitalet me te mira ne bote, ndersa aktori i madh lihet ne ate situate. (p.s para nje viti Canameti Denisa e ka takuar ne pavionen e kardiologjise i shtruar ne nje dhome me paciente te tjere. Nuk publikuam asgje, sepse aktori na tha se mjeket i kane sherbyer pavarsisht kushteve te spitalit. fotoja ka dale nga portale te tjera.
Elton Deda: Zgjohuni o ministra dhe sponsora. Keni qeshur dhe qare sa ju ka dash qejfi me batutat e personazhit e te madhit. Nese protokollin e keni vetem per kurora dhe fjalime, harram e paçi! Nderoni ambasadoret e vertete te shtetit tuaj, se ndryshe nga i madhi, ju te gjithe mund te jeni te vdekshem me TURP! (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1015″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]