10:12 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimet Kushtetuese, reagon për herë të parë kryeministri Rama: Do zbatojmë marrëveshjen, por kjo nuk do të thotë se…

18:13 | 14/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama flet në rolin e kryetarit të OSBE: Srebrenica, tragjédi që réndon shpirtin tonë, mosndéshkimi nuk është opsion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ndryshimet në Kushtetutë për listat e hapura dhe koalicionin zgjedhor. Në një shkrim në Twitter, Rama i kujton opozitës jashtëparlamentare se kanë respektuar një marrëveshje që duhet ta respektojnë, por kjo nuk do të thotë se nuk rrezikohet nga sharjet e provokimet.

“Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shkroi Rama.

Çfarë u vendos në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve? Komisioni i Ligjeve ka miratuar me dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ndryshimet në Kushtetutë, ku do të sanksionohen listat e hapura dhe praktikisht heqja e koalicioneve parazgjedhore. Komisioni ka vendosur në mënyrë unanime që ndryshimi i pragut elektoral të mos vendoset në Kushtetutë, dhe të jetë pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal.

Thelbi i ndryshimeve është pika nr.3 e nenit 64 të Kushtetutës, e cila përcakton hapjen e listave zgjedhore për kandidatët, gjë e cila pamundëson dhe koalicionet tipike parazgjedhore mes forcave politike. Megjithatë, pavarësisht se përmes kushtetutës i hapet rruga këtij veprimi, ligjvënësit nuk e kanë specifikuar këtë duke theksuar se gjithçka do të përcaktohet përmes Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë që sipas asaj që është vendosur në Kushtetutë ruhet sistemi propocional rajonal, që duket të ketë qenë dhe një nga kushtet e vendosura që në krye të herës nga kryeministri Edi Rama.

Neni 64 si ishte:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona
zgjedhore shumemërore.

2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej
niveleve të organizimit administrativo­territorial.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e
zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin
për zgjedhjet”.

Si do të ndryshojë

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar.

2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar. (i cili mbetet ende i papërcaktuar)

3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore.

Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”

Si ndryshohet neni 68, ishte

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike,
koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të
paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike.

Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes
së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për
deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për
organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve,
zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e
rezultateve të tyre”

Si do të ndryshojë

“1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Në ndryshimet e propozuara nga relatorët thuhet se 2.3 e kandidatëve që do të jenë pjesë e listave duhet të zgjidhen nga vetë qytetarët, ndërkohë që duhet të garantohet dhe përfaqësimi gjinor.

“Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”, thuhet në një prej amendamenteve.

Me këtë vendim të njanshëm për ndërhyrjet në Kushtetutë, Rama duket se i jep njëherë e mirë fund marrëveshjes së arritur në 5 Qershor, në Këshillin Politik, ku ishte pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.

Në atë marrëveshje palët ishin dakordësuar që të mos ndërhyhej më para se ajo të votohej në Kuvend, por duket se ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutë, marrëveshja disamujore e arritur me ndërmjetësimin amerikan është hedhur në erë.

Pas

“Po përdor djallin për punë të mira”, gazetari mezi pret reagimin e Rudina Hajdarit pas prononcimit gjerman që të mos preket 5 qershori

Para

Ndryshimet në kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet, u kemi dhënë të drejtën qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Para
Ndryshimet në kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet, u kemi dhënë të drejtën qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Ndryshimet në kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet, u kemi dhënë të drejtën qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

Përfundon numërimi i votave në Gjirokastër! Sa është diferenca mes PS dhe PD

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD del forcë e parë, diferencë prej 1899 votash me PS

Zjarr në një banesë në fshatin Rrilë(VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.