I pazakontë ky postim nga ana e deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreut, por edhe shumë domëthënës. Deri më tani ai ishte i njohur për qëndrimet e tij gjithnjë zyrtare e serioze. Megjithatë, duket se edhe Ndreu është përfshirë nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend dhe për këtë ka reaguar.
Ai ka postuar një foto ku përpiqet të tregojë se për kë u bë Reforma në Drejtësi. Fotoja ka habitur shumë prej ndjekësve të deputetit, por gjithsesi ka brenda edhe pak sens humori. “Për këtë ditë u bë Reforma në Drejtësi, që ata që e kanë mizën nën kësulë, të lagen…”,Pjerin Ndreu mbi foton e publikuar në Facebook. (J.V/Shuplaka)