12:35 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe të afërmit”, mesazhi i rektorit Ruka për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli

16:38 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zotohem që ëndrrën e tij do ta vazhdoj”, Nertila Spiri: Mu deshën orë të suportoja lajmin e trishtë

Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’Hem Ruka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli. Nëpërmjet një reagimi publik, shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

“Ne emer te gjithe stafit te Universitetit Luarasi shprehim ngushellimet me te sinqerta per ndarjen nga jeta para kohe te presidentit te Televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu. Ngushellime te perzemerta familjes dhe te afermeve te tij! U prehte ne paqe!”, u shpreh Ruka.

Fax Media ka humbur arktitektin e tij i cili e themeloi nga e para në Tetor të vitit 2017, duke qenë drejtor dhe pronar i vetëm. Kontributi i zotit Hysenbelli në median shqiptare ka qenë i vyer, i veçantë, i shumanshëm dhe i gjatë.

Diplomuar për matematikë dhe në fushën e Jurisprudencës, ai tashmë mbetet një personalitet në median shqiptare me një angazhim 20-vjeçar, si drejtues i disa prej tyre. Ai fillimisht është angazhuar si drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Panorama. Nga 2001-2012 ka drejtuar këtë gazetë. Nga 2012 deri 2016 Drejtor i Përgjithshëm i News 24. Zoti Hysenbelli themeloi të parin TV të pavarur në vend Fax News, që me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, u shndërrua përtej çdo parashikimi në zërin e njerëzve të thjeshtë. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Për një periudhë tepër të shkurtër, zoti Hysenbelli në drejtimin e Fax News, shtroi rrugën e një modeli mediatik të përqafuar nga qytetari shqiptar, të tregojë pavarësinë e asnjanësinë e një media kur media në përgjithësi, ishte në rënie të lirë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve. Beteja e tij për tu futur dhe mbijetuar në tregun mediatik ka qenë në kushte aspak komode, jo të barabarta dhe jo pak herë edhe e shënjestruar, por aleanca e pakompromis me të vërtetën dhe qytetarin, e shndërroi në atë për të cilën ishte krijuar.

Zoti Hysenbelli ofroi një pasqyrë mediatike ku mjetet e kontakteve të saj nuk ishin të mbushura me shqetësimin e politikës dhe politikanëve mbi të vërtetat e hidhura ndonjëherë; të personazheve që shqetësohen për bëmat e tyre; të krimit që blinte informacionin; të biznesmenëve ndaj të cilëve punonjësit e tyre kishin ankesa. Dyert e Fax News zoti Hysenbelli i shndërroi në një organ të rëndësishëm ku drejtësia ballafaqohej me padrejtësinë duke mbajtur gjithnjë krahun e të vërtetës.

Mjetet e kontaktit të Fax Medias u hapën për qytetarët, pa dallime të çfarëdollojshme. Ekrani që krijoi zoti Hysenbelli përfaqëson denjësisht atë për të cilën u krijua, që sot ndiqet dhe përcillet në disa platforma në shumë shtete të botës përmes asaj televizive dhe online.

5 Dhjetori është një ditë e dhimbshme për familjen Hysenbelli, bashkëshorten e tij Enkelejda, djalit Kevinit dhe vajzës Donika si dhe familjarët, të afërmit e bashkëpunëtorët ndër vite.

Sot është një ditë e dhimbshme dhe humbje e pazëvendësueshme edhe për familjen e Fax Media Grup, për çdo punonjës të kësaj mediaje të cilëve Hysenbelli u dha ndër vite besnikëri, liri profesionale, nxitje për të gjetur dhe transmetuar vetëm të vërtetën. I gjithë stafi i televizionit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelli për humbjen e madhe.

Etiketa: Kasem Hysenbelli
Pas

Sali Berisha mesazh ngushëllimi pas humbjes së parakohshme të Kasem Hysenbelli: Qëndroi burrërisht, ngriti median e respektuar nga publiku

Para

“Ardhja ishte e heshtur, por Kasemi na mundi në kohë”, Ylli Rakipi kujton presidentin e Fax News: Befas ndjemë presionin! Dinte të fliste e të punonte me këdo

Para
“Ardhja ishte e heshtur, por Kasemi na mundi në kohë”, Ylli Rakipi kujton presidentin e Fax News: Befas ndjemë presionin! Dinte të fliste e të punonte me këdo

“Ardhja ishte e heshtur, por Kasemi na mundi në kohë”, Ylli Rakipi kujton presidentin e Fax News: Befas ndjemë presionin! Dinte të fliste e të punonte me këdo

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD akuzon Kiduina Zakën për shkelje të heshtjes zgjedhore dhe përdorim të faqes zyrtare të Ministrisë ,kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e SPAK

Tiranë/Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.

Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, shkeli Kodin Zgjedhor

Meta voton nga burgu: Mediat ishin njoftuar, por sapo mësuan se dola i veshur Kuq e Zi…

Incidente në Vorë/ Noka përplaset me aktivistin e PS: Je horr, do zvarriteni qelive

“Përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën”/ Kandidatja për qarkun e Fierit: Kanë hyrë brenda qendrave të votimit

Voton Agron Shehaj: Sot është dita kur zëri juaj do dëgjohet, votoni ndryshimin

“U trembën se doli i veshur kuqezi”- Blushi denoncon administratën e burgjeve: Penguan qëllimisht mediat të filmonin Ilir Metën gjatë votimit

Zgjedhjet/ Kreu i misionit Monitorues të OSBE-ODIHR: Po mbledhim informacione, nesër flasim si ka shkuar procesi zgjedhor

Fier/PS akuzon PD-në për pengim të procesit zgjedhor.Kallëzime për hyrje të paligjshme të kandidatëve në qendrat e votimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.