Gazetari i njohur Bledian Koka reagon pas lajmeve të njëpasnjëshme të ditës së sotme, mbi shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, dhe përgënjeshtrimin që ky i fundit i bëri lajmit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Koka shprehet se zyra e ministrit të Brendshëm është kthyer sot në një teqe, kjo për shkak të vizitave të njëpasnjëshme duke filluar nga ministri Ditmir Bushati, për të vazhuar më pas te ministrja Mimi Kodheli, deputeti Eduart Shalsi, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako e të tjerë.
Sipas Kokës, reagimi i Tahirit për shkarkimin është një sfidë ndaj zyrës së shtypit të Kryeministrit Edi Rama. “Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke”, shkruan Tahiri në Facebook.
Ndër të tjera Koka shton se lufta më e keqe është ajo brenda llojit, këtu i referohet edhe reagimit të Ramës pas shkarkimit, të cilin gazetari e shikon si një paralajmërim
REAGIMI I PLOTË I KOKËS
Ajo qe po na shpeton…
Zyra e Saimir Tahirit eshte kthyer sot ne nje forme teqeje ku jane falur me rradhe nje seri figurash te PS-se. Mund te jem dhe gabim, por kur lexoj reagimin e Tahirit se “as ma ka kerkuar kush e as e kam dhene doreheqjen”, me duket qartazi si nje sfide ndaj informacioneve qe zyra e shtypit e Kryeministrit spiunoi sot rregullisht per mediat ku kryefjala ishte largimi i Tahirit. Reagimi i Rames “qesh mire kush qesh i fundit” vetem me opoziten nuk ka te beje, dhe duket si nje paralajmerim per ata qe ne diten kur ai shkarkoi Saimirin, zgjodhen Tahirin.
p.s…sepse lufta me e keqje eshte ajo brenda llojit (D.D/Shuplaka)