Pas kritikave të shumta drejt yllit portugez se nuk kishte ndjerë dhimbje dhe nuk ishte solidarizuar me viktimat e rrëzimit të avionit, ku humbën jetën dhe futbollistët e skuadrës së Chapecoensese, ylli madrilen ka reaguar. Portugezi është solidarizuar me të gjithë familjarët e viktimave në Brazil.
Ylli i Real Madridit, Cristiano ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit me futbollistët e Chapecoensese.
“I shokuar pas tragjedisë që i ndodhi Chapecoensese. Solidarizohem me anëtarët e familjes dhe shokët e viktimave. Një përqafim për klubin dhe gjithë futbollin brazilian”, ka shkruar Ronaldo në Facebook.