Një ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Gjatë kohës së votimit të shteteve për miratimin e rezolutës, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë bërë xhiron e rrjetit. Ndërsa mban flamurin serb në duar, Vuçiç shihet i skuqur në fytyrë dhe i inatosur, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.