Një burrë ka “luajtur” bukur me bashkëshorten e tij me disa foto të djalit të tyre që gjasme kishte prerë flokët e tij aksidentalisht.
Imgur, i njohur me emrin Bobby arriti të merrte shumë vëmendje kur publikoi bisedën e tij me të shoqen.
Me anë të mesazheve në WhatsApp, Bobby i thotë asaj se djali i vogël ka prerë padashje një pjesë të flokëve kur ai po punonte, ndërsa ajo kërkon me ngulm që të përgjigjet në celular.
Ai e vazhdon lojën me gruan e tij duke i dërguar një foto me djalin, ku të dy dukeshin pa flokë por ai e kishte modifikuar me Photoshop.
“Oh zot, djali im duket si patate,” – ka thënë ajo gjatë bisedës, ndërkohë që ishte e shokuar dhe nuk po dinte se çfarë të shkruante më tej.
Më pas ai e sqaron se ishte një lojë sepse po priste flokët e tij dhe e bëri foton me programin ‘Photoshop’.