06:14 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagimi serb për njohjen nga Kenia, Prishtina zyrtare: Nuk ka interes për normalizimin e marrëdhënieve

14:46 | 27/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagimi serb për njohjen nga Kenia, Prishtina zyrtare: Nuk ka interes për normalizimin e marrëdhënieve

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Serbisë për njohjen e vendit nga Kenia, duke e cilësuar një akt armiqësor ndaj Beogradit, teksa paralajmëroi edhe marrjen e masave diplomatike. Në një deklaratë, Prishtina zyrtare thekson se Serbia tregoi edhe njëherë se nuk ka interes për të normalizuar marrëdhëniet.

“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja. Përkundrazi, Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare.”, thuhet në reagim.

Sipas ministrisë së Jashtme, Serbia po shpërfill hapur zotimet e saj ndaj BE, duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare.

Më tej, Kosova i kujton Serbisë luftërat në Ballkan dhe gjenocidin ndërsa thotë se nuk ka autoritet e moral për t’u diktuar vendeve të drejtën ndërkombëtare.

“Serbia refuzon të hapë arkivat e saj shtetërore, duke e penguar botën të njohë të vërtetën e plotë për mizoritë sistematike të kryera nga policia, ushtria dhe forcat e saj paramilitare në Kosovë, masakra brutale si ato në Reçak, Izbicë, Krushë të Madhe, Poklek, Podujevë e Mejë, të cilat i kujtojmë çdo vit. Shumë nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tyre në vrasjet sistematike dhe dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës. Kjo Serbi nuk ka asnjë autoritet moral për t’i dhënë leksione asnjë vendi mbi të drejtën ndërkombëtare e aq më pak Kenias, vendi që ka njohur Kosovën në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.”

Sipas ministrisë së jashtme të Kosovës, deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra të hapura dhe dezinformata të qëllimshme. Prishtina thotë se në fakt është Serbia ajo që refuzon të përmbyllë dialogun dhe të normalizojnë marrëdhëniet, duke shtuar se po gënjen jo vetëm BE-në por edhe popullin e saj.

Pas

Fundoset nëndetësja turistike në Detin e Kuq, 6 të vdekur dhe 9 të plagosur

Para

Rreth 2 mijë të arrestuar në 8 ditë/ Studentët protestë masive kundër Erdogan në Ankara

Para
Rreth 2 mijë të arrestuar në 8 ditë/ Studentët protestë masive kundër Erdogan në Ankara

Rreth 2 mijë të arrestuar në 8 ditë/ Studentët protestë masive kundër Erdogan në Ankara

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.