15:05 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Heshti për më shumë se 2 ditë, Vuçiç reagon për aktakuzën ndaj Thaçit

13:26 | 26/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Procesin do ta udhëheq unë”, Thaçi sfidon Kurtin: Takohet në Gjermani me Grenell, pas tij Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë lidhur me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.

Vuçiç ka thënë se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situate.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, ka thënë Vuçiç para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, ndërsa ka lajmëruar se të dielën do të mbajë një fjalim në zyrën e tij, e që iu drejtohet qytetarëve.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Pas

‘A bëtë pazar me Ramën që ju pranoi Arben Shehun për të drejtuar KLSH-në’? Ilir Meta i përgjigjet pyetjes me ‘spec’

Para

“Air Albania” pret bileta më shumë se kapacitetet, dhjetra emigrantë bllokohen në Bolonja

Para
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Roma, Inspektoriati Shëndetësor: Pasagjerëve iu mat temperatura, ja çfarë u konstatua (VIDEO)

"Air Albania" pret bileta më shumë se kapacitetet, dhjetra emigrantë bllokohen në Bolonja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.