Grupi i grave deputete të PS-së kanë reaguar lidhur me rastin e Xhisiela Malokut e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja.
Grupi i grave socialiste thotës e çështje duhet të hetohet dhe bën thirrje që ky rast të mos përdoret politikisht.
“Dënojmë çdo lloj dhune ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në reagim. Gjithashtu gratë deputete të PS shprehen se dënojnë edhe sulmin politik ndaj Taulant Ballës për çështjen në fjalë.
Deklaratë e Grupit të Grave Deputete të Partisë Socialiste:
Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse në kryerjen deri në fund të të gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndërshkimin ligjor të përgjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M.
Grupi i Grave Deputete të PS ka në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Ne kemi një qëndrim të palëkundur kundër çdo rasti dhe forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe abuzimin për qëllime politike me viktimat e dhunës.
Ashtu siç mbështesim dhe inkurajojmë organet kompetente të shkojnë deri në fund të hetimit e të ndëshkimit të këtij rasti, dënojmë publikisht sulmet e shëmtuara politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit apo kryetarit të grupit tonë parlamentar.
Duke e përshëndetur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtrat me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, janë dhunë publike ndaj vajzës, e cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!
Discussion about this post