Pas sulmit me kamion në Stokholm ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ka reaguar presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk. Tusk shpreh ngushëllime për familjarët.
“Zemra ime është në Stokholm sot. Mendimet e mia janë me familjarët e viktimave”,- ka shkruar Tusk.
Edhe presidenti i KE, Jean-Claude Juncker u solidarizua me ngjarjen. Ai u shpreh se sulmi mbi një anëtar të B është sulm ndaj të gjithëve.
“Autoritetet suedeze kanë mbështeten tonë. Sulmi mbi një anëtar të unionit është sulm kundër të gjithëve ne.”- ka thënë Juncker.
Gjatë ditë së sotme një kamion hyri me shpejtësi në turmën me njerëz në rrugën Drottninggatan të Stokholmit, pranë një qendre tregtare. Sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Kryeministri suedez e përshkroi sulmin si akt terrorist duke u nisur nga mënyra si është vepruar. Si pasojë e ngjarjes, autoritetet kanë mbyllur metronë.
Sipas autoriteteve kamioni me të cilin u krye sulmi rezulton i grabitur, ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar. (M.D/ Shuplaka)