13:40 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Reagon AAK: Boll më, lironi Haradinajn, destabilizim i Ballkanit

16:13 | 26/02/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon AAK: Boll më, lironi Haradinajn, destabilizim i Ballkanit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, rastin e ndalimit të kreut të saj në Francë, Ramush Haradinaj, e cilëson si pengmarrje, pas të cilës sipas saj fshihen motive politike. Me anë të një komunikate drejtuar mediave, AAK kërcënoi se do të ketë destabilizim të Ballkanit nëse lideri i tyre nuk lirohet.

Reagimi i AAK-së:

Ndaljen e mëtejshme të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tashme e tutje e konsiderojmë pengmarrje të pastër politik. Kryetari Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës. Mbajtja e tij tashme e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuarën e Haradinajt, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.

Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin. Kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjetër dhe po do që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan. Autoritetet e Kosovës ndërkaq, duhet që me urgjence të vihen në lëvizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. AAK dhe shqiptarët, nuk do të qetësohen përderisa ai të mos i kthehet vendit të tij dhe punëve që e presin në Kosovë.

Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn dhe prandaj askush nuk ka të drejtë që ta pengojë atë që të punojë për vendin e tij. Nëse institucionet e Kosovës do të rezultojnë të pafuqishme në veprim, atëherë fatet e kësaj çështjeje do t’i marrë në dorë populli. Kosova ka dhënë boll për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të japë më. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: aakkosovereagim
Pas

Kukësi-Partizani degjeneron në dhunë, ndërhyjnë forcat e rendit (VIDEO)

Para

Atentati me eksploziv në Fier, shënjestra dhe vrasjet që e ndoqën pas 1997-s

Para
Makina merr flakë në ecje në zonën e Saukut, dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim

Atentati me eksploziv në Fier, shënjestra dhe vrasjet që e ndoqën pas 1997-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.