Ultranacionalisti grek Babis Karathanos, përfaqësuesi ‘Agimit të Artë’ ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e shtetasit grek Kostandinos Kaçifas ditën e sotme i cili qëlloi me armë mbi policinë shqiptare, për t’u ekzekutuar më vonë gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-an.
“Vrasje gjakftohte e vorioepirotit grek Kostantino Katsifa nga policia shqiptare në Bularat, Gjirokaster pse çoi flamurin grek. Te gjithe sot ne 8 ne darke jashte ambasades shqiptare ne Athinë”, ka shruar ai në rrjetet sociale.
Edhe qeveria greke reagoi në lidhje me vrasjen e Kaçifas ku i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të sqarojë ngjarjen, duke e konsideruar të papranueshme që situata precipitoi deri në humbjen e një jete. (B.H/Faxweb)