Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca thotë se muajt e fundit policia ka kryer aksione të rëndësishme kundër krimit të organizuar.
Soreca shkruan në ‘Twitter’ se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar.
“Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër #krimittëorganizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ambasadori i BE.
Ky reagim i tij vjen pas përplasjes tashmë të hapur mes presidentit dhe kryeministrit në lidhje me Sandër Lleshin, të cilin Meta nuk e dekretoi si Ministër i Brendshëm, pasi nuk kishte krijuar bindjen e plotë për këtë kandidaturë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post