15:18 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikoi fotot me ármë të nënës që pòlicia i dhùnoi djalin, reagon Ardi Veliu: Ndjesë nëse jam keqkuptuar

18:34 | 29/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ardi Veliu i publikoi videon me ármë nënës së djalit që rrahu pòlicia, Zaida Çobo zbulon të vërtetën

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar për videon ku shfaqet duke justifikuar dhùnën e pòlicisë ndaj 15-vjeçarit në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Veliu ka renditur disa pika duke shpjeguar se është vënë në shënjestër të deformimit dhe kërkon ndjesë publike në rast se fjala e tij është keqkuptuar.

Reagimi i plotë i Veliut: Jam i keqardhur që Pòlicia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë. Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në gòditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Pòlicisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate. Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Pòlicit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq. Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krím” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Pòlicinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona. Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Pòlicinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!(A.M/Faxweb.al)

Pas

Kërkoi izolimin e 5 anëtarëve të bandës së Avdylajve, Gjykata hedh poshtë vendimin e Agim Ismailajt

Para

Yuri Kim ultimatum palëve politike për Reformën Zgjedhore: Duhet të përfundojë brenda 31 majit!

Para

Yuri Kim ultimatum palëve politike për Reformën Zgjedhore: Duhet të përfundojë brenda 31 majit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Akuza dhe debate mes partive, gjithçka dështon në kuvend, Kurti hyn nga dera e pasme

Ekspertët amerikanë ngrenë alarmin pas sulmit me dronë të Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.