Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka reguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u sulmua me breshëri plumbash.
Marku thotë se mbështet hetimin e plotë dhe transparent në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin.
Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.
“Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit. Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, thuhet në reagim.
(B.H/Faxweb)