13:48 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Arta Marku, përmend dosjet 339 dhe 184: Të zbardhen pa humbur kohë

17:04 | 05/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marku kërkon 197 punonjës më shumë, ja arsyeja. Deputeti i PS: Kjo i bie si të ngresh…

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka reaguar lidhur me përgjimet e bërë publike nga gazeta gjermane “Bild” ku bëri publike lidhjen e krimit me politikën dhe ndikimin e tij në proceset zgjedhore.

Prokuroria njofton se “po ndjek çështjen me shumë vëmendje dhe ashtu siç ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim çështjet 339 dhe 184,  si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto cështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale”.

Më tej në këtë reagim thuhet se, “Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre”.

Duke shprehur indinjatën për daljen e përgjimeve nga organet e drejtësisë, dhe duke akuzuar prokurorët dhe punonjësit e tjerë që sipas saj janë gati  që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me cdo dosje penale, shton se prokuroria kompetente duhet të vërë para përgjegjësisë ata që kanë bërë publikimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga publikimi i disa materialeve të përgjimit në gazetën gjermane Bild, Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se po ndjek cështjen me shumë vëmendje dhe ashtu sic ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim cështjet 339 dhe 184,  si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto cështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale. Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë cfarë ka ndodhur me këto cështje dhe cfarë kanë ato në përmbajtje.

Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me cdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka filluar një verifikim administrativ të mënyrës sesi kanë lëvizur CD-të dhe DVD-të, si dhe cdo material tjetër përgjimi, nga Zyra e Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencave aktuale njofton opinionin publik se ka miratuar udhëzimin nr.4, dt.26.10.2018 “Për përgjimet” ku përcaktohen në detaje rregullat për ruajtjen e sekretit të përgjimit. Nxjerrja e sekretit ka ardhur jo si pasojë e mungesës së ligjeve apo akteve nënligjore dhe administrative, por për arsye të tjera larg cdo norme ligjore apo morale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arta markuDOSJET 339 DHE 184pergjimet e BildProkuroria e pergjithshme
Pas

Përgjimet e ‘Bild”, reagon Kryemadhi: Nuk janë rastësi, shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral (Foto)

Para

“Alo Niçe”, sa kushton tepsia e Edi Ramës

Para
Xhafaj, viktimë e përplasjes së bandave brenda Rilindjes

“Alo Niçe”, sa kushton tepsia e Edi Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.