14:08 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Reagon ashpër Gecaj ndaj Vuçiç: Mos “i futni hundët” në punët e shtetit tonë, jo lojëra dinake bizantine

10:02 | 06/01/2017
në Kosova, Te Gjitha
0
Reagon ashpër Gecaj ndaj Vuçiç: Mos “i futni hundët” në punët e shtetit tonë, jo lojëra dinake bizantine

Deklarata e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në të cilën u theksua se do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën u komnetua edhe nga Zëvendësministri i Administrimit të  Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Gecaj i ka thënë Vuçiq se nuk bëhen lojëra dinake bizantine në mes të Europës si edhe “futje e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. “Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas-luftës së dyte botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Më tej ai  thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, “futja e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhër-arresteve tashmë anakronike.

Statusi i plotë:

Aleksandar Vuçiq: “Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”.

Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas-luftës së dyte botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë. Kërkimi i drejtësisë gjen strehë më së miri mu në Serbi, shtet i cili fatkeqësisht ende udhëhiqet nga ata të cilët përkrahën, planifikuan, por edhe ekzekutuan veprimet më kriminale në kontinentin evropian të pas Luftës së Dytë Botërore.

Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve tona z. Vuçiq nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, “futja e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhër-arresteve tashme anakronike. Ky normalizim kërkon një mendësi tjetër, mendësi evropiane, mendësi e cila juve ju ka munguar shumë dhe po ju mungon edhe më shumë, kërkon përkushtim, reflektim dhe sinqeritet, karakteristika këto të cilat qartazi i mungojnë kësaj nomenklature të politikanëve Serb. (J.V/Shuplaka)

 

gecaj

 

Etiketa: Aleksandar VuçiqarrestimiBajram Gecaj
Pas

Nishani: SHISH-i më ka raportuar, janë futur tonelata farë të bimës së kanabisit për t’u mbjellë në pranverë

Para

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën për lirimin e Lulzim Berishës, autoriteti i kalon “Tiranës”

Para
Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën për lirimin e Lulzim Berishës, autoriteti i kalon “Tiranës”

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën për lirimin e Lulzim Berishës, autoriteti i kalon “Tiranës”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me helikopter

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow të Iranit

Berisha publikon pamje skandaloze nga 11 maji: “Farsa elektorale e Ramës do të marrë fund, shqiptarët do të ngrihen për të mbrojtur liritë e tyre”

Berisha: Grupi i PPE-së në Këshillin e Europës u trondit nga pamjet e farsës elektorale të 11 majit në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.