05:32 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Astrit Patozi për 3 drejtuesit e Policisë së Vlorës: Arratisja flet më shumë se çdo arrestim!

13:49 | 24/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Astrit Patozi për 3 drejtuesit e Policisë së Vlorës: Arratisja flet më shumë se çdo arrestim!

Reagon Astrit Patozi për 3 drejtuesit e Policisë së Vlorës, duke komentuar se arratisja e tyre flet më shumë se çdo arrestim!

Ish-deputeti demokrat thotë se nuk  po e merr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të “Rilindjes” kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

REAGIMI I PLOTË:

ARRATISJA FLET MË SHUMË SE ÇDO ARRESTIM

”Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletëarrestet për lidhje me krimin e organizuar.

Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike.

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe “policia që duam” e Edi Ramës.

Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të “Rilindjes” kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Sigurisht, arrestimi i tyre mund të ketë vlerë për drejtësinë dhe për të ndriçuar plotësisht të vërtetën e shkallës së implikimit të tyre.

Por politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë. Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria.

Për këtë arsye ikja e tyre sot flet më shumë se çdo deponim i mundshëm përballë prokurorit dhe gjykatësit, sado të zhvilluar që ta kemi fantazinë.

Por uroj shumë që këtë ta kuptojnë edhe udhëheqësit zyrtarë të opozitës.”

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila janë shpallur zyrtarisht në kërkim pasi ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste nga Prokuroria. Ende asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

(V.G/Faxweb)

Etiketa: Astrit Patozidrejtuesit e policise se vloresedi ramahaki cakosaimir tahiri
Pas

Ish-drejtori tregon ditën e parë kur Elona Gjebrea mori detyrën: Në këtë punë më ka vendosur partia

Para

Grabitja në Dukagjin, policia: Kanë qëlluar me armë mbi gomën e parë të mjetit

Para
Grabitja në Dukagjin, policia: Kanë qëlluar me armë mbi gomën e parë të mjetit

Grabitja në Dukagjin, policia: Kanë qëlluar me armë mbi gomën e parë të mjetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.