Pas dëshmisë së ish-shefit të FBI-së, James Comey, i cili deklaroi se Donald Trump i ka kërkuar atij besnikëri gjatë bisedave që të dy ata kanë patur në Shtëpinë e Bardhë lidhur me hetimet e kësaj agjencie për disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të administratës, vjen një reagim nga avokati i Trump.
Deklaratë e Comeyt e bërë dje pasdite, pak orë pas një seance të mëparshme të Komisionit të Zbulimit, në të cilën Drejtori i Zbulimit Kombëtar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Inteligjencës refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të senatorëve rreth zotit Comey dhe hetimeve për Rusinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit të Presidentit Trump, Mark Kasowitz.
Përfaqësuesi ligjor i liderit të Uashingtonit ka mohuar deklaratat e forta të ish-numrit një të Byrosë Federale të Investigimit, duke thënë se Presidenti nuk ka kërkuar asnjëherë që të pushohet ndonjë çështje hetimore.
Avokati i Trump ka mohuar dëshminë e Comeyt sa i përket procesit investigativ që kishte nisur për ish-këshilltarin e çështjeve të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.
Gjithashtu, sipas Mark Kasowitz, Presidenti amerikan nuk ka kërkuar as për besnikërinë e James Comey.
Avokati i Trump tha se ish-shefi i FBI-së ka zbuluar informacione në mënyrë të pa-autorizuar.(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post