Pak orë pas ndarjes nga jeta të Ragip Hajdinit, avokati i tij Baftjar Rusi ka paralajmëruar kallëzim penal në drejtorinë e Përgjithshme të Bùrgjeve dhe bùrgut 302.
Rusi shprehet se institucioni i bùrgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore dhe është dashur që të bëhet një protestë në bùrg, në mënyrë që ai të transferohej drejt spitalit. “Nuk janë lejuar familjarët për ta parë, është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim. Një masë e madhe tùmorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti t’i mbijetojë. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal”, shprehet avokati Rusi.
Sipas avokatit, është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoi. Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë patur lidhje, ndërkohë që drejtësia nuk e kishte thënë fjalën e fundit për përfshirjen e tij.