22:56 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Reagon Basha: Manjani theu kodin e heshtjes, Rama s’ka nevojë për aleatë politikë, as për Metën

17:39 | 30/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon disa orë pas shkarkimit të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një dalje për mediat, Bashës u shpreh se Manjani konfirmoi denoncimet e opozitës për kapjen e shtetit nga krimi dhe sipas tij thyerja e kodit të heshtjes i kushtoi dhe karrigen e Ministrit.

““Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike, pasi ai ka ngritur një aleancë kriminale dhe pushtetin e mban në këmbë më anë të krimit dhe parasë. Arroganca e tij se si e shkarkoi nga detyra Manjanin është sinjal për këdo që guxon të flasë dhe përmendë korrupsionin e qeverisë. Me shkarkimin e Manjanit u provua se Rama është peng i krimit kurse Ilir Meta është peng i tij. Pengjet e tyre nuk mund të luftojnë korrupsionin dhe zgjedhja është largimi i tyre”, tha Basha.

Deklarata e plotë e Bashës:

“Sot qeveria Rama-Meta i la vendin qeverisë Rama-Tahiri.

Klanet kriminale me përfaqësues Sajmir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisë.

Edi Rama as nuk denjoi t’ju japë sot shqiptarëve një shpjegim se pse e shkarkoi ministrin Manjani.

Kryeministri duhet të kishte një shpjegim për njerëzit. Cfarë dinë shqiptarët nga ai? Cfarë motivimi ju ka dhënë për shkarkimin e ministrit?

Por sigurisht shqiptarët e dine se pse.

Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet korruptive.

Kjo është arsyeja. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion.

Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar këto 3 vite.

Propaganda qeveritare nuk mund ti mbulojë më këto të vërteta.

Lidhjet e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi edhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i koalicionit të 1 prillit, Lefter Koka.

Por sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.

Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që jep pushteti i krimit dhe i parasë.

Eshtë edhe një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë.

Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij.

Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Basha
Pas

Berisha: Manjanin e sakrifikuan për Balilin (VIDEO)

Para

Ashton Kutcher shpërthen kundër Trump: Edhe gruaja ime ishte refugjate!

Para
Ashton Kutcher shpërthen kundër Trump: Edhe gruaja ime ishte refugjate!

Ashton Kutcher shpërthen kundër Trump: Edhe gruaja ime ishte refugjate!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.