Ish-kryeministri Berisha ka reaguar disa minuta pas kryeministri Rama foli për tërheqjen e dy kandidatëve nga zgjedhjet e Kavajës.
SHKRIMI I BERISHËS:
Fitoi Kavaja! Fitoi Shqiperia!
Kavaja mposhti Noriegen, qe per karrigen e tij mbi drogen dhe krimin do te asgjesoje voten e lire dhe pluralizmin politik.
Rrofte Kavaja! Rrofte Shqiperia!
Rrofte Çadra e Lirise dhe revolucioni demokratik! Fitore! sb
Kryeministri Rama ka bërë sot lëvizjen surprizë në daljen e tij publike për mediat. Ai i bëri thirrje dy kandidatëve në Kavajë që të tërhiqen nga zgjedhjet e pjesshme për të mos u bërë kështu ky qyteti sheshi për përsheshin e opozitës siç u shpreh kryeministri.
Rama ftoi Bashën përsëri për dialog dhe negociata.
“Provokimet antikushtetuese të të tmerruarve nga drejtësia, që po vjen ne nuk duhet dhe nuk do tu përgjigjemi flakë për flakë.
Jua kam komunikuar edhe miqve tanë që ka kanë bërë dhe do të bëjnë shumë. Të jemi shumë të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim.
I përsëris Lulzim Bashës, lëje Kavajën, hiqe nga mendja se mund të shtysh datën po as afatin e zgjedhjeve. Fokusohu deri më 7 maj për një zgjidhje. Me 8 maj nuk jam më i gatshëm. Kësaj here për të detajuar ofertën që ka në tavolinë dhe jo për të vazhduar idennë e qeverisë teknike. Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor, në 8 maj nuk jam më në dispozicion. Të bien dakort për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe zhbllokimin e vettingut. Kërkoj durim, jemi në prag të zhviullimeve të mëdha, populli do të vendosë kë do të ngarkojë për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme”,-tha Rama.
(M.D/Shuplaka)